Liverpool i thotë jo ofertës së Juventusit, por po rrezikon shumë
Pëlqej
Liverpooli i ka thënë Emre Canit se ata nuk dëshirojnë që ai të largohet, edhe pse kontrata e gjermanit nuk tregon shenja për rinovim.

Juventusi raportohet të jetë favorite për nënshkrimin e mesfushorit me një oferte prej 23 milionë paund për Can, me mesfushorin në vitin e fundit të kontartës së tij. Por Liverpool preferojnë të mos e humbasin Can falas verën e ardshme, përcjell Albeu.com

Klopp e ka bërë të qartë se shitja e lojtarëve kryesorë dy javë para mbylljes së merkatos së transferimit do ti shkatërronte të gjitha planet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori