Liverpool, Icardi pasardhësi i Suarez?
Pëlqej
Megjithëse skuadra ka qënë e impenjuar në "Guinnes Cup" ku u mund në finale nga Manchester United drejtuesit e Liverpoolit nuk kanë ndaluar për asnjë moment së kërkuar futbollistë cilësor për t’ia bashkuar nën kampionëve të Anglisë. Mësohet sot nga mediat italiane se të kuqtë kanë filluar bisedimet me klubin e Interit për sulmuesin Mauro Icardi.

Talenti 21 vjeçar zhvilloi një kampionat mjaft të mirë sezonin e shkuar duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dike filluar nga Monacoja e deri tek Atletico Madrid. Klubi milanez nuk u tregua i gatshëm të hiqte dorë nga argjentinasi duke bërë që spekulimet për të ardhmen e tij të shuheshin, ndërsa sot mësohet rreth kësaj tratative mes të kuqve dhe Interit e cila sipas mediave italiane tashmë ka filluar.

Akoma nuk është e qartë se cilat janë bazat e kësaj tratave, se çfarë ofron Liverpooli apo se çfarë kërkojnë ziklatrit për sulmuesin, por e sigurt është se klubi anglez e ka potencialin ekonomik për ti përmbushur të gjitha kërkesat e Interit, kjo falë shifrës marramëndëse që nën kampionët e Premier Leagues përfituan nga shitja e Suarez.


Trajneri Brendan Rodgers është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar uruguaianin dhe pas dështimit të kalimit të Remi në "Anfield Road" emra si Balotelli apo Cavani janë përmendur si objektiva të mundshëm ndërkohë që nëse gjithçka konfirmohet mund të jetë Icardi ai që do të mbaj peshën e sulmit tek skuadra "The Reds". /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori