Liverpool ka arritur
marrëveshje me Ben
Davies për transferimin e tij në
Anfield.
Mbrojtësi i
Preston North End, Ben
Davies, është gati të bëjë një hap të çmendur në karrierën e tij profesionale, pasi do të transferohet nga Championshipi anglez tek kampioni i Premierligës,
Liverpool.
Davies thuhet te jetë zgjidhja e Klopp, për mungesat në mbrojtje të "The Reds", edhe pse 25 vjeçar ai ka eksperiencë në futbollin anglez. Që nga viti 2013, ai ka regjistruar 135 paraqitje për skuadrën e
Preston dhe ka shënuar 2 gola.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Davis ka arritur
marrëveshje personale me
Liverpool dhe transferimi i tij në
Anfield do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Vlera e transferimit të tij kap shifrën rreth 4 milinë funte,
Davies pritet të kompletojë testimet mjekësore sot dhe të zyrtarizohet si lojtari më i ri i
Liverpool.
Shtuar më 01/02/2021,
ora 08:21