Liverpool kërkon edhe një tjetër lojtar përvec Fekir nga Lyoni
Liverpool i Jurgen Kloop ka si destinacion Francën dhe pikërisht Olympic Lyonin për të bërë pazar në objektivin e forcimit të organikës së ekipit.

Husem Auar është shënjestra e radhës për Kloop. Mesfusha është një nga repartet ku te kuqtë kanë dobësinë më të madhe. Lojtarët e ardhur në verën e kaluar si Keita apo Fabinho nuk kanë dhënë efektin e pritur.

Auar është pikërisht profili i lojtarit, që i mungon mesfushës së nënkampionëve të Evropës. Moshë premtuese, 20 vjeç, kontroll i topit për t’u admiruar dhe saktësi "kirurgjikale" në pasim. Vlera e tij aktuale në merkato është rreth 45 milionë euro, por Liverpool do të ishte i gatshëm të ofronte një shumë edhe më të madhe se kjo për ta marrë.

Gjithsesi transferimi i tij varet nga Fekir dhe Ndombele. Nëse do të largoheshin këto dy lojtarë, që kërkohen nga disa ekipe përfshirë edhe Liverpool, Lyoni nuk do e pranonte shitjen e Auar.

Ata kurrsesi nuk do të lejonin një "eksod" kaq të madh futbollistësh, që do të ishte gati e pamundur t’i zëvendësonin. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori