Liverpool klauzolë për Balotellin: Ndalohen sjelljet prej rrugaçi
Pëlqej
Të gjitha gazetat angleze flasin për Mario Balotellin. Këtë mëngjes "Daily Mail" anunçon akordin mes Liverpool dhe Milan për sulmuesin italian duke cituar fjalët e teknikut Brendan Rodgers: "Është i mirëpritur por mjaft me sjellet e "këqija". Një paralajmërim i qartë dhe i drejtëpërdrejtë pasi në Angli nuk ka më falje.

KLAUZOLA - Gazeta tjetër angleze "The Guardian" zbulon një tjetër detaj shumë interesant të kontratës mes klubit nga "Anfield Road" dhe Balotellit: "Do të jetë një klauzolë për sjelljen e mirë, nuk do të tolerohen vonesat në stërvitje, sherret me shokët dhe për më tepër problemet me policinë. Liverpool ka gati gjoba të rënda për Balotellin".

Mario Balotelli do ti kushtojë arkave të Liverpool plot 16 milionë sterlina, ose rreth 20 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori