Liverpool komenton mbi këtë lojtar pas suksesit në Skoci-Shqipëri
Suksesi 2-0 i Skocisë përballë Shqipërisë është trumbetuar në mediat britanike, por edhe nga vetë klubet ku militojnë lojtarët skocezë.

Kështu, i pari që ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ishte klubi i Liverpoolit, ku aktivizohet Endi Robertson, kapiteni i përfaqësueses skoceze.

Robertson ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe pikërisht këtë ka vlerësuar edhe Liverpooli në shkrimin që i kushtohet takimit të djeshëm ku ai i fitoi shpesh duele ndaj Elseid Hysajt.

Endi Robertson siguroi fitoren e tij të parë si kapiten i Skocisë në suksesin 2-0 ndaj Shqipërisë nën ‘Hampden Park’ të hënën. Mbrojtësi i Liverpoolit zhvilloi të 90 minutat në Ligën e Kombeve të Europës dhe krijoi më shumë raste për gol se çdo lojtar tjetër në fushë, me 4 të tilla. Një autogol i Berat Gjimshitit i dha Skocisë një avantazh të shpejtë që në pjesën e dytë, para se Stiven Neismith të siguronte fitoren me një tjetër gol”, ishte komenti i Liverpoolit për këtë ndeshje.
Shtuar më 11/09/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori