Liverpool merr kryesimin për të firmosur me francezin
Referuar raportimeve të "Daily Mirror", Liverpool ka përmbysur situatën lidhur me destinacionin e ardhshëm të futbollistit të PSG, Adrien Rabiot.

Klubi kryesues i Premier League, tashmë ka marrë edhe kryesimin si klubi favorit për të siguruar shërbimet e yllit 24-vjeçar të ekipit francez.

Rabiot do të çlirohet nga PSG me parametra zero më datë 1 korrik dhe Liverpool i trajnerit gjerman Jurgen Klopp ndodhet momentalisht superior ndaj pretendentëve të tjerë.

Rabiot që është aktualisht në krizë ekstreme me klubin e tij PSG, me teknikun Thomas Tuchel që nuk e grumbullon që nga dhjetori i vitit 2018, kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Juventus e Milan. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori