Liverpool në gjurmët e James Rodriguez
James Rodriguez do të jetë një nga objektivat kryesorë të Liverpool në merkaton e verës, në rast se klubi i kuq siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin tjetër.

25-vjeçari pritet të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga Real Madrid, pasi nuk është ndër të preferuarit e trajnerit Zinedine Zidane, situatë që “The Reds” dëshirojnë ta shfrytëzojnë më së miri.

Nën urdhrat e trajnerit francez, Rodriguez është aktivizuar në vetëm 7 ndeshje të La Liga-s deri në këto momente.

Shtuar më 26/03/2017, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori