Liverpool ne gare per Van der Vaart
Albeu.com
Sipas mediave në ishull, ekipi i Liverpoolit i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e mesfushorit holandez Rafael van der Vaart. Holandezi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Manuel Pellegrini dhe ish-lojtari i Hamburg një kohë të gjatë është duke u lidhur me largim nga Madridi.
Për lojtarin janë të interesuar një varg klubesh në mes të cilave edhe Interi, por ai dëshiron të transferohet në Angli. Sipas The Times, në garë për Van der Vaart tash është edhe Liverpooli.

Sipas gazetës të kuqtë janë në gjendje të ndajnë rreth 12 milionë euro për shërbimet e holandezit.
Shtuar më 20/08/2009, ora 20:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori