Liverpool nuk i ndahet kreut, bën detyrën kundër Burnley-t (VIDEO)
Liverpool fiton me përmbysje, 4-2 ndaj Burnley, ku përcaktuese ishte dopjeta e Firmino dhe Mane. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk i ndahet Manchester City në luftën për titull.

Liverpool e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi pas 6 minutash lojë e panë veten në disavantazh. Westwood shënoi për Burnley që nga këndorja, edhe pse portieri Alisson pretendoi për një faull ndaj tij, arbitri e akordoi gol të rregullt.

Përgjigja e “Reds” është e shpejtë, në minutën e 19’-të është Firmino që barazon shifrat, pas një topi të nxjerrë nga Salah. Ndërsa 10 minuta më vonë është Mane që shënon golin e avantazhit, sërish në aksion merr pjesë sulmuesi egjiptian.

Në pjesë e dytë për golin e tretë mendoi sërish Firmino, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe kap shifrën e 10 golave në katër sezone radhazi në Premier League. Salah ishte sërish protagonist në rastin e golit, por “Faraoni” nuk di si të shënojë, ta paktën sot.
Shtuar më 10/03/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori