Liverpool nuk ka ndërmennd të heqë dorë nga ndjekja e lojtarit
Liverpool refuzon të heqë dorë nga ndjekja e Naby Keita pavarësisht se është njoftuar zyrtarisht nga Red Bull Leipzig se ai nuk është në shitje.

Leipzig kontaktoi Liverpoolin të mërkurën për të nënvizuar deklaratat e tyre publike se ata nuk ishin të interesuar në shitjen e Keita. Keita, 22 vjeç, dëshiron për një lëvizje në Anfield dhe Liverpulit kjo i jep shpresë se një marrëveshje mund të kryhet.

Keita është një nga objektivat kryesorë të transferimit të Jurgen Klopp dhe të kuqt nuk kanë lëvizur në gjetjen e alternativave në listën e blerjeve, sepse ata ende besojnë se mund të nënshkruajnë me mesfushorin ganez, përcjell Albeu.com.

Liverpooli ka nënshkruar vetëm Mohamed Salah dhe Dominic Solanke këtë verë përkundër kërkesës së qartë të Klopp për të forcuar skuadrën e tij në përgatitje për sezonin e Ligës së Kampionëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori