Liverpool pa tre mbrojtës kundër Arsenalit (FOTO-LAJM)

Sakho
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka konfirmuar se klubi anglez nuk do të ketë në dispozicion tri mbrojtës për ndeshjen ndaj Arsenalit në Anfield.

Rodgers ka konfirmuar se Johnson dhe Agger janë pranë rikthimit në stërvitje, por edhe këta edhe Sakho mungojnë në sfidën mikrpitëse ndaj Arsenalit.

“Jo, ata nuk do të jenë në lojë për këtë ndeshje. Shpresoj se kthehen javën e ardhshme”.

Johnson po bën rikuperim të mirë, kështu që kam shpresa se ai mund të kthehet në mesjavën e ardhshme. Agger edhe ky javën e ardhshme kthehet”.

Sakho ende është jashtë dispozicionit edhe për një kohë, e që të tre do të mungojnë ndaj Arsenalit”, ka deklaruar Rodgers.
Shtuar më 07/02/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori