Liverpool po mendon transferimin e portierit të Real Madrid
Liverpooli po e sheh të mundshëm transferimin e portierit të Real Madridit, Keylor Navas në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas faqes "Liverpool Echo", Redsat janë të interesuar në transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker – por jo në çmimin e tij aktual.

Roma ka njoftuar se çmimi i Alissonit është plot 70 milionë euro dhe kjo i ka parë drejtuesit anglez të tërhiqen nga gara, teksa rol ka luajtur edhe ringjalljen e formës nga Loris Karius.

Ndërkohë, sipas gazetës spanjolle "Diario Gol", Liverpooli po monitoron 31-vjeçarin e Realit, Navas.

Skuadra e Kloppit do t’i duhej të paguaj rreth 17.6 milionë paund apo rreth 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Gjigantët e La Ligës janë duke u lidhur me një transferim portieri, ndërsa David De Gea dhe Thibaut Courtois thuhet se janë objektivat kryesor në radarët e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori