Liverpool rikthehet me Manchester City, 3-2
Albeu.com
Liverpooli ka shënuar fitore sensacionale në Mançester, në fund të ndeshjes kundër skuadrës vendase, "pasanikëve" të Manchester Cityt, me rezultat 3-2.Të Kuqtë u gjetën në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, pasi që për vendasit shënuan Ireland (19’) dhe Agrrido (42’).

Mirëpo dy gola të shkëlqyeshëm të njeriut të ndeshjes, sulmuesit spanjoll Fernando Torres në pjesën e dytë (55’ dhe 73), barazuan rezultatin.

Në minutat shtesë të ndeshjes holandezi Dirk Kuyt shënoi golin e fundit dhe të fitores për Liverpoolin, duke bërë që Redsat të vazhdojnë edhe javën e shtatë pa humbje.

Ndërkohë Tottenhami ka humbur sërish, këtë radhë nga befasia e këtij sezoni, skuadra e porsainkuadruar në Ligën Premier, Hull City, me rezultat 0-1.
Shtuar më 06/10/2008, ora 05:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori