Liverpool rikujton pesë trofetë e Champions League (VIDEO)
Pëlqej
Liverpool pritet të përballet sonte në mbrëmje me Real Madridin në Kiev të Ukrainës, ku kërkon që të ngre lartë kupën e gjashtë të Champions League.

Klubi i Liverpool së fundmi në kanalin e tyre zyrtarë në YouTube na kthejnë mbrapa në kohë duke na kujtuar të pestë trofetë e Champions League që i zotëron që nga viti 1977.

Champions League e parë për Liverpool u fitua në sezonin e viteve 1976-77 ku në finalen e Romës, Liverpool mposhti lehtësisht klubin gjerman Borussia Moenchegladbach 3-1.

Trofeu i dytë rradhazi erdhi vetëm një sezon më vonë për "Reds" ku mposhtën me rezultat minimal 1-0 klubin e Brugge.

Në sezonin e vitit 1980-81 Liverpool arriti të mundi Real Madridin 1-0 duke e fituar përsëri këtë trofe.

Trofeu i katërt për "Reds" erdhi më 1983-84 ku fitoi me penallti ndaj Romës 4-2 .

Trofeu i pestë erdhi në edicionin 2004-2005 ku bërë një përmbysje spektakolare kundër Milan-it dhe arriti të fitojë në penallti. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori