Liverpool, Roma, e Inter nën hetim nga UEFA
Pëlqej
UEFA pritet të njoftojë të enjten nisjen e një hetimi për shkelje të rregullave financiarë, njohur si FFP ose "Financial Fair Play". Lajmi është njoftuar nga e përditëshmja britanike "The Guardian", e cila citon burime nga qeveria e futbollit europian.

Në artikull thuhet se mes klubeve të cilat do t’u kërkohen më shumë të dhëna mbi të ardhurat financiare janë Liverpool, Roma, Inter dhe Monaco.

Të gjitha këto klube nuk morën pjesë në kompeticionet europiane vitin e kaluar, kur hyri për herë të parë në fuqi ky rregull.

Gjatë këtij sezoni klubeve në fjalë do t’u kërkohen më shumë detaje financiare për të dorëzuar në atë që njihet si Trupa e Kontrollit Financiar të Klubeve e ngritur nga UEFA për zbatimin e FFP-së.

"The Guardian" shkruan se në rast se vërehen shkelje UEFA mund të ndëshkojë këto klube duke mos u transferuar fitimet e përftuara nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Europës. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori