Liverpool sfidon Interin për yllin e Ligue 1
Nicolas Pepe është shndërruar në një nga lojtarët më të përfolur të merkatos. Me 19 golat e shënuar dhe 11 asistet e dhuruar me Lillen në këtë sezon, ai ka rënë në radarin e disa gjigantëve europian.

Bayern Munchen ishte shume pranë deri para pak kohësh, por tani nuk ka më zhvillime rreth tij në "Allianz Arena".

Chelsea po shfaq më shumë interes për momentin në drejtim të tij. Pas londinezëve qëndron Interi. Italianët e kanë futur edhe lojtarin nga Bregu i Fildishtë në listën e tyre të objektivave. Gjithsesi, 23-vjeçari duket një ëndërr për ekipin e Spallettit sepse në garë është futur edhe Liverpool.

Të kuqtë kanë treguar se nuk e kanë problem të paguajnë shuma të majme për lojtarë me vlerat e Nicolas Pepe. Ylli i Lille do të ishte një ndërhyrje shumë cilësore në merkato për Kloop. Shifra e ankandit për të fillon nga 60 milionë eurot. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2019, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori