Liverpool, Shaqiri zëvëndësuesi i Gerrard?
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike "The Guardian", Xherdan Shaqiri është kandidati parësor për të zëvëndësuar Steven Gerrard te Liverpool.

"Juventus dhe Inter interesohen për Shaqirin, por Liverpool ka treguar gatishmërinë që të nënshkruajë një kontratë afatgjatë dhe jo ta huazojë atë", shkruan "The Guardian".

Shqiptari i Zvicrës është i pakënaqur me minutazhin e pakët te Bayern Munchen dhe pritet të largohet që gjatë merkatos së janarit, edhe pse Pep Guariola ka këmbëngulur disa herë se ai do të jetë pjesë e kampionëve të Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori