Liverpool shenon fitore si mysafir (VIDEO)
Albeu.com
Liverpooli arriti të shënoj fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Bolton Wanderers. Liverpool dy herë e pa veten në disavantazh, por të dy herët barazoi dhe në fund shënoi fitore me anë të një goli të vonshëm të shënuar ...... nga kapiteni Steven Gerrard, të cilin Benitez e kishte kritikuar se nuk është në formën më të mirë.

Në lidhje me performancën e djeshme të futbollistëve, menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, u shpreh se është i kënaqur me përgjigjen e lojtarëve ndaj kritikave të tij.

“Të gjithë lojtarët dëshironin t’ia dilnin mirë. Steven Gerrard dhe Fernando Torres, në mesin e tjerëve, e dinin se ata duhej të përmirësoheshin. Ne treguam se kemi lojtarë kualitativ dhe ata luftuan për të treguar se janë të mirë”, ka thënë Benitez.


Ja golat dhe momentet kryesore te ndeshjes:

Shtuar më 30/08/2009, ora 19:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori