Liverpool shkatërron West Ham (VIDEO)
Pëlqej
Liverpool shkatërron në Anfield West Ham me rezultatin 3-0. Të kuqtë duket se e kanë marrë veten pas fillimit shumë të keq të kampionatit. Liverpool e kanë mbyllur llogarinë me West Ham që në pjesën e parë ku kanë shënuar tre herë dhe duke e kthyer ndeshjen në një seancë stërvitore pjesën e dytë.

Ka hapur serinë e golave Johnson në minutën e 18. Kuyit, 9 minuta më vonë në të 17, pas një penalltie dyfishon rezultatin duke i dhënë një frymëmarrje më tepër skuadrës së tij. Në minutën e 38 vjen dhe goli i Knock Out-it për West Ham, i cili është shënuar nga Rodriguez.

Liverpool pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 19 pikëve dhe tashmë e sheh veten vetëm 9 pikë larg kreut i cili dukej aq utopik në fillim të kampionatit.
Ndërkohë West Ham mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 9 pikë.(albeu.com)


Shikoni golat:


videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/OcyBELoS2glO1SUYsItW/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="370">
Shtuar më 20/11/2010, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori