Liverpool super, përmbys Aston Villan (VIDEO)
Aston Villa u duk sikur do t’i shkaktonte humbjen e parë të sezonit skuadrës së Liverpool, por skuadra e Klopp ka përmbysur gjithçka në fund të takimit duke fituar 2-1.

Pas golit të Trezeguet në minutën e 21’ të takimit, vendasit blinduan portën e tyre nga sulmet e shumta të The Reds.

Megjithatë, mundësitë e shënimit nuk munguan, po ashtu edhe disa vendime të arbitrit janë kontestuar nga miqtë.

Në fund të takimit ishte Andy Robertson ishte ai që ka rifutur në lojë ekipin e tij.

Dhe në kohën shtesë Sadio Mane ka shënuar golin e fitores, një triumf i madh që nuk lejon City-n të afrohet.
Shtuar më 02/11/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori