Liverpool synon edhe portierin e Barcelonës
Sipas njoftimeve në shtypin spanjoll, Liverpool do të përpiqet të nënshkruajë me portierin e Barcelonës Jasper Cillessen këtë verë.

"El Mundo Deportivo" raporton se tek klubi i Liverpool shpresojnë të rifreskojnë opsionet e tyre për të marrë portierin, Cillessen.

Një agjent që vepron në emër të Liverpulit, thuhet se iu afrua Barcelonës në lidhje me disponueshmërinë e portierit hollandez, por u bë e qartë se nuk do të kishte negociata nën klauzolën e lirimit të tij, prej 60 milion eurosh.

Cillessen, u bashkua me Barcelonën nga Ajax në vitin 2016, por ka bërë vetëm dy paraqitje në La Liga për dy sezone.

Liverpool thuhet se është i gatshëm të shesë portierin e parë të zgjedhur Lorius Karius pas gabimeve të tij në humbjen e së shtunës kundër Real Madrid, dhe i duhet të gjejë zëvendësuesin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori