Liverpool synon trofeun e Europa League
Për trajnerin e Liverpoolit, Brendan Rodgers, tanimë gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Pas vetëm dy humbjeve në 22 ndeshje, të kuqtë tashmë janë vetëm katër pikë larg pozitës që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, në Kupën FA, pas fitores kundër Selhurst Park, skuadra e Rodgersit ndodhet në çerekfinale.

Këtë javë Liverpooli e vazhdon garën edhe në Ligën e Evropës, ku do të jetë mikpritës i Besiktasit, në 1/8 e finales.

“Fitoret i japin energji skuadrës. Edhe në Ligën e Evropës, ashtu sikurse në Kupën FA, dëshirojmë të lëmë gjurmë. Futbollistët e mi janë të rinj dhe të uritur për sukses. Trofeu i kësaj gare do të na vërtetonte se jemi në rrugën e duhur, prandaj Liga e Evropës është shumë e rëndësishme për ne. Fakti që fituesi i kësaj gare e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm e rrit edhe më shumë rëndësinë e kësaj gare”, ka theksuar Rodgers.
Shtuar më 16/02/2015, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori