Liverpool-Tottenham, luhet për titull dhe për Champions
Në "Premier League" Manchester City dhe Liverpooli po zhvillojnë një kampionat më vete sa i përket garës për titull e kështu si po shkojnë rezultatet me shumë mundësi skuadra që do të ngrejë lart trofeun do të vendoset në javën e fundit. Citizens kryesojnë me 1 pikë më shumë, pas fitores 0-2 me Fulhamin të shtunën, por "The Reds" mund ta rimarrin që sot vendin e parë nëse kalojnë Tottenhamin.

Në orën 17:30, në 'Anfield", skuadra e Jurgen Klopp duhet të kalojë një nga pegesat më të forta të mbetura të sezonit (po në “Anfield” pret edhe Chelsea-n në javën e 34-t), me Hotspur që kanë marrë vetëm 1 pikë në katër takimet e fundit dhe rrezikojnë seriozisht të rrëshqasin poshtë zonës Champions.

Liverpooli konsiderohet favorit në këtë sfidë gjigantësh edhe për faktin se ka triumfuar 1-2 edhe në përplajsen e fazës së parë të zhvilluar në "Wembley".

Në "Anfield" luhet edhe një sfidë brenda sfidës mes dy rivalëve për trofeun individual të golashënuesit më të mirë të Premier Leagues-s: Mohamed Salah përballë Harry Kane. Të dy kanë realizuar nga 17 gola deri në këtë pikë të kampionatit.
Shtuar më 31/03/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori