Liverpool-Tottenham, super dueli për vendin e parë në Premier League
Pas 12 javëve të para të këtij sezoni në Premier League, Liverpool-Tottenham është sfida për t’u ndjekur në kampionatin anglez dhe që ngjall më shumë interes pasi The Reds dhe Spurs janë dy ekipet që kanë bërë më mirë në këtë fillim sezoni dhe sëbashku kryesojnë renditjen në kuotën e 25 pikëve.

Pikërisht java e 13-të vendos përballë formacionin e Klopp ndaj ekipit të Jose Mourinhos, në një sfidë që parashikohet spektakolare dhe intriguese. Me plot 7 mungesa, Liverpooli i Klopp shkon në sfidën ndaj Tottenham me shumë mangësi në mbrojtje ndërsa sëfundmi listës së dëmtimeve u është shtuar edhe sulmuesi i momentit në kampin e kuq, portugezi Diogo Jota.

Mourinho nuk ka probleme me dëmtimet dhe i vetmi që mbetet jashtë është argjentinasi Erik Lamela i cili nuk shihet si titullar. Në 5 transfertat e fundit në Anfield Road, Tottenhami është mundur 3 herë dhe ka barazuar dy herë, por këtë herë në praninë e vetëm 2 mijë shikuesve që gjithsesi do të bëjnë shumë zhurmë për të ndihmuar The Reds, Spurs-at duke parë edhe mungesat e Liverpoolit sidomos në mbrojtje, kanë mundësinë ideale për të tentuar më shumë se një barazim. Në rast se këto dy skuadra ndajnë pikët, mund të përfitojë Leicester që nëse mposht Evertonin do të ngjitej në krye të klasifikimit.
Shtuar më 16/12/2020, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori