Liverpool zbulon ndeshjet parasezonale për edicionin e ri (FOTO LAJM)

Parapërgatitjet për sezonin e ri Liverpool do ti zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të fillojnë me turneun “International Champions Cup”, i cili luhet që nga viti 2017, kurse një ndeshje do të zhvillohet edhe në Dublin të Irlandës.

Me Botërorin që përfundon në mes të korrikut, nuk i jep shumë kohë klubeve për parapërgatitje nëse e krahasojmë me vitin e kaluar pasi që sivjet pritet që edhe Premier League të fillojë më herët.

Në ndeshjet parasezonale Liverpool do të luaj kundër një skuadre të Bundesligës, një të Seria A dhe dy skuadrave të Premier Leagues.

Ndeshja e parë e sheh Jurgen Kloppin kundër ish skuadrës së tij Borussia Dortmund në stadiumin e Bank of America në Charlotte të Karolinës Veriore më 22 korrik, i cili ka kapacitet 75 mijë ulëse. Ndeshja do të zhvillohet në ora 4 pasdite të kohës lokale që nuk do të jetë shumë vonë edhe për fansat e Reds në Britani, raporton Expres.

Megjithatë, ndeshja e radhës – kundër kampionëve të Premier Ligës Manchester City – do të zhvillohet në ora 8 të mbrëmjes, që do të thotë se në Britani do të jetë ora 1 pasmesnatës. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife në New York.

Pas kësaj do të kemi një derbi parasezonal britanik në mes të rivalëve Liverpool dhe Manchester United. Reds do të udhëtojnë 800 km për në perëndim të Ann Arbor për këtë ndeshje që do të fillojë në ora 5 të mbrëmjes sipas kohës lokale (10 në mbrëmje në Britani).

Pas këtij turneu, Liverpool kthehet në Europë për të finalizuar ndeshjet parapërgatitore duke u takuar me skuadrën nga Seria Am Napoli, ndeshje që do të zhvillohet në “Dublin Aviva” të Irlandës.

Reds mund të shtojnë edhe një ndeshje në kalendar, nëse arrin të mposhtin Los Blancos në Ukrainë me 26 maj. Pas kësaj ata do të luajnë në ndeshjen e superkupës së Europës kundër Atletico Madridit apo Marseilles.

Kjo ndeshje pritet të luhet mw 15 gusht nw stadiumin e “Tallin Lillekula” nw Estoni. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori