Liverpool zgjedh një gjerman si zëvëndësues të Coutinhos
Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të Jurgen Klopp një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësuar brazilianin Coutinho i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë.

I përzgjedhur i Jurgen Klopp është Julian Draxler i cili mund të luajë dhe dhe si mesfushor i avancuar por edhe si sulmues krahu. Gjermani po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër.

Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draxler i cili i ka minutat e reduktuara tek PSG. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori