Liverpooli dhe Chelsea deshtojne ne sulm
Pëlqej
Albeu.com
Dy liderët e Premierligës, Chelsea dhe Liverpooli, nuk kanë arritur të shënojnë fitoret e pritura në ndeshjet e sotme përballë Newcastlet, respektivisht Fulhamit, dhe që të dyja ndeshjet përfunduan me barazim pa gola.
Chelsea dominoi gjatë ndeshjes, sidomos në mesfushë, duke pasur edhe posedimin më të madh të topit. Por djelmoshat e Luiz Felipe Scolarit pavarësisht rasteve më të shumta, nuk arritën të gjejnë portën kundërshtare në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge.

Liverpooli nuk arriti ta shfrytëzojë këtë barazim për të kaluar në krye të tabelës së Premierligës, dhe u frenuar po ashtu me barazim pa gola në fushë të vet nga Fulhami.

Të kuqtë ishin pa kapitenin Steven Gerrard, por megjithatë patën në sulm dyshen Fernando Torres dhe Robbie Keane, por të cilët nuk arritën të shkëlqejnë dhe të mbajnë tri pikët në Anfield.

Dy ekipet do të vazhdojnë të kryesojnë tabelën me pikë të barabarta (33 pikë) dhe me Chelsean që do të mbajë kreun për shkak të diferencës më të mirë të golave.

Pas dështimit të Arsenalit në përballjen ndaj Manchester Cityt, tash është radha e Manchester United për të shfrytëzuar rastin t’u afrohet në pikë dy ekipeve kryesuese. Djelmoshat e Sir Alex Ferguson sot më do të ndeshen me Aston Villan në Villa Park.
Shtuar më 23/11/2008, ora 04:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori