Skuadra e Liverpoolit dhe Fulhamit do të paraqiten sot në gjykatë për të vendosur rreth çmimit e Elliotit.
Kampioni i Premirligës sot do ta mësojë tarifën që do t’ia paguajë Fulhamit për lojtarin Harvey Elliot.
Ellioti u transferua në "Anfield" gjatë 2019-s, por dy skuadrat s’kishin arritur marrëveshje për çmimin.
Sky Sporti raporton se Liverpooli kishte ofruar 750 mijë
euro, kurse Fulhami kishte kërkuar plot 8 milionë
euro.
Mëqenëse s’u arrit marrëveshja për çmimin, sot do të vendosë gjykata.
750 mijë
euro, apo 8 milionë
euro, mbetët të shihet.
Ellioti gjatë sezonit 2020 ishte huazuar te Blackburn Roversi, ku bëri afro 25 paraqitje dhe shënoi 4 gola. Këtë sezon talenti ka debutuar në Fa Cup dhe në Carabao Cup me klubin e Jurgen Klopit.
Shtuar më 09/02/2021,
ora 11:29