Liverpooli kryeson garën për Koulibaly
Gjigandi i mbrojtjes së Napolit është pranë kalimit te Liverpool.

Liverpool është në kërkim të një mbrojtësi dhe Kalidou Koulibaly duket se është lojtari që preferohet më shumë.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli nuk pranojnë asgjë nën 100 milionë euro për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net. I njëjti burim bën të ditur se Liverpool janë në ‘pole-position’ për lojtarin.

‘Reds’ janë gati të përfshijnë në ofertë edhe kroatin Dejan Lovren, për të bindur napolitanët që ta lirojnë Koulibaly.

Senegalezi do të jetë 29 vjeç gjatë qershorit dhe kontrata e tij me Napoli vlen deri në vitin 2023.

Lojtari nuk ka ndonjë klauzolë në kontratën e tij, kështu që secilat negociata duhet bëhen direkt me presidentin Aurelio De Laurentiis.
Shtuar më 03/05/2020, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori