Liverpooli mund të shpallet kampion pa luajtur asnjë ndeshje
Zakonisht nuk ndodh që tifozët e Liverpoolit të festojnë një fitore të Manchester United, por suksesi i "Djajve të Kuq" në derbi kundër Manchester City-t e ka afruar më shumë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp me titullin kampion në Premier League. Në fakt, "The Reds" mund të jenë më pak se një javë larg shpalljes matematikisht kampion pas 30 viteve. Madje ata mund ta vënë kurorën e kampionit pa shkelmuar një top.

Golat nga Anthony Martial dhe Scott McTominay i dhanë United një fitore 2-0 në derbin e Manchesterit dhe kjo do të thotë që Liverpooli duhet të fitojë vetëm dy ndeshjet e radhës për titullin e 19-të në histori. Por nëse Citizens u humbin dy takimet e ardhshme, festa në "Anfield" do të niste pa luajtur qoftë një ndeshje tjetër.

City do të presë të mërkurën Arsenalin, në ndeshjen e prapambetur që u shty për shkak të finales së Carabao Cup (Manchester City triumfoi ndaj Aston Villas). Kampionët aktualë të Premier League më pas luajnë të shtunën përsëri në stadiumin “Etihad”, ku presin Burnley-n. Nëse i humbin të dyja ndeshjet, do t’i dorëzonin zyrtarisht Liverpoolit titullin e Premier League-s.

Sidoqoftë, nëse City fiton vetëm një nga këto takime, atëherë Liverpooli ka shansin ta festojë titullin në derbin me Evertonin në "Goodison Park", të hënën e ardhshme.

Në rast se City merr pikët maksimale në shtëpi në të dy takimet, Liverpooli mund ta vendosë kurorën e parë të Premier League-s më 21 mars, duke fituar dy ndeshjet e ardhshme me Evertonin dhe Cristal Palace.
Shtuar më 09/03/2020, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori