Liverpooli nuk heq dore nga David Silva
Albeu.com
Trajneri i Redsave, Rafa Benitez, më herët kishte biseduar me Los Che për shërbimet e mesfushorit spanjoll, mirëpo ai ishte shprehur i pakënaqur për shkak se dikush nga Valencia kishte folur për këtë transferim. Tani Liverpool serish tenton.Sipas mediave britanike, Liverpooli sërish do të tentojë ta transferojë anësorin e Valencias, David Silva.

Megjithatë, tani “The Independent” njofton se Benitez sërish do të provojë ta transferojë Silvan, duke shfrytëzuar raportet e mira që ka me klubin ku i ka kaluar tre vite të suksesshme.

Silva vlen 25 milionë funte, ndërsa sipas mediave, trajneri i Liverpoolit është i gatshëm të paguajë 22 milionë funte, menjëherë pas largimit të Xabi Alonsos drejt Real Madridit.
Shtuar më 24/07/2009, ora 20:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori