Liverpooli vendos për fatin e Xherdan Shaqirit
Liverpool janë të gatshëm të shesin Xherdan Shaqirin dhe dy futbollistë të tjerë gjatë kësaj vere.

The Athletic pretendon se liderët e Premierligës po kërkojnë shitjen e përhershme për lojtarët si Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic.

Liverpool dëshiron të sigurojë të ardhura e po ashtu edhe të lirojë numrin e madh të lojtarëve, për t’u bërë gati që të lëviz në drejtim të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Ditëve të fundit nuk ka pasur spekulime rreth të ardhmes së Shaqirit, por një transferim në Turqi te Galatasaray dhe një rikthim në Serie A, duket i mundshëm.

Shaqiri te Liverpool është transferuar në vitin 2018 nga Stoke City.
Shtuar më 21/05/2020, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori