Liverpoolit nuk i mjaftojnë 97 pikë për të fituar titullin kampion (VIDEO)
Liverpooli e ka mbyllur vitin me fitore, por jo me objektivin që i kishin vënë vetes që në fillim të sezonit, titullin e Premierligës.

"Redsat" luftuan shumë përgjatë 38 xhirove në Premierligë me skuadrën e Manchester City, kjo e fundit bëri në disa momente të caktuar diferencën për ta rrëmbyer për herë të dytë me radhë trofeun, të gjashtin në histori.

Liverpooli, me një pikë prapa Man City, shpresonte te ndonjë mrekulli në xhiron e fundit të Premierligës, por nuk ndodhi ashtu – por përfundojnë sezonin me fitore (2-0 Wolves) dhe me kokën lartë, për spektaklin e dhuruar deri në sekondën e fundit të edicionit 2018/19.

Sezonin fantastik, tashmë jo me titullin e Premierligës, Liverpooli ka shansin ta kurorëzojë me trofeun e Champions League.

Të besuarit e Jurgen Klopp përmbysën Barcelonën për të arritur në finale atje ku do të përballen me Tottenhamin dhe do të kërkojnë trofeun e gjashtë të UEFA Champions League.

Liverpooli e mbylli sezonin 2018/19 me 30 fitore, 7 barazime dhe 1 humbje – 89 gola të shënuar, 22 të pranuar. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori