Liverpul ofron 40 milionë euro për David Villa
David Villa
Sipas asaj që raporton "Caughtoffside" dhe "Cadena Ser", sulmuesi 29-vjeçar i Spanjës dhe Barcelonës, David Villa është nën vëzhgimin e drejtuesve të Liverpul.

Shoqëria futbollistike angleze është e gatshme të derdhë në arkat e Barcelonës shifrën e çmendur prej 40 milionë eurosh për të marrë shërbimet e "El Guaje".

Me gjithë shifrën kompromentuese, vështirë se Barcelona dhe Guardiola mund të heqin dorë lehtë nga bomberi i tyre. Por në futboll asnjëherë nuik i dihet. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori