Liverpuli interesohet per Lorik Canen
Albeu.com
Liverpuli është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin shqiptar Lorik Cana. Futbollisti i Olimpikut të Marsejës shihet nga tekniku Rafa Benitez si zëvendësuesi ideal i Kasvi Alonsos, i cili pritet të kalojë tek skuadra e Juventusit në Serinë A.Lajmi publikohet nga gazeta angleze “Mirror”, e cila thotë se klubi legjendar i futbollit britanik ka krijuar një dosje me të dhënat e futbollistit nga Kosova. Kartoni i Canës pritet t’i kushtojë Liverpulit gati 10 milionë paund, shumë të cilën do ta sigurojë nga shitja e Alonsos.

Aktualisht Lorik Cana është 25 vjeç, dhe karriera e tij ka ardhur duke u ngritur gradualisht. Mesfushori shqiptar është duke udhëhequr Olimpikun e Marsejës drejt titullit kampion në Francë pas shumë vitesh. Prej dy sezonesh ai mban edhe shiritin e kapitenit tek kjo skuadër.
Shtuar më 30/04/2009, ora 20:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori