Presidenti i
Livornos, Aldo
Spinelli po merr në konsideratë të tërheqë përgjithmonë fanellën me numër 25 që i përkiste
lojtarit që humbi jetën në fushë si pasojë e një ataku kardiak, Piermario Morosini.
Gjithashtu është hedhur edhe një propozim për t’i lidhur një lloj pensioni të motrës të
lojtarit e cila është me aftësi të kufizuara.
Spinelli gjithashtu është vënë në kontakt me Udinesen dhe
familjen Pozzo për këtë fakt. Ndërkohë që tifozët e
Livornos kanë kërkuar që një pjese të stadiumit “Armando Pichi” t’i vihet emri i Morosinit. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012,
ora 17:15