Lajiç ende i shokuar (VIDEO)
Adem Llajic, futbollisti i Fiorentinës i vendosur në qendër të opinionit sportiv botëror si viktimë e një agresioni nga trajneri i tij në fushën e lojës, deklaroi në shtypin italian se ndihet ende i shokuar për atë që ndodhi.

Sulmuesi serb ironizoi trajnerin Delio Rossi në zëvendësimin e tij gjatë lojës, duke provokuar reagimin e ashpër të teknikut që e goditi brutalisht me grushta në stolin e rezervave.

Në një reagim për "La Gazzetta dello Sport", 22-vjeçari i kërkoi ndjesë shokëve të skuadrës për gjestin e tij, por deklaroi se asgjë nuk e mund ta justifikonte atë akt të tashmë ish-trajnerit, të shkarkuar menjëherë pas ndeshjes.

"I kërkoj falje shokëve të mi, pasi nuk duhet të bëja atë gjest në daljen nga fusha dhe ky ishte një gabim i madh. Jam duke përjetuar një moment të vështirë dhe për këtë i kam kërkuar edhe prindërve të mi të vijnë nga Serbia për të më qëndruar pranë. Pa dyshim, isha unë i pari që gabova në raport me Rossin, por një reagim i tillë prej tij ishte i pakuptimtë, jam i shokuar", u shpreh Adem Ljajiç. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori