Llogaritë, ja sa vlen Inter
Ditët e fundit interesimi për të blerë aksionet e Interit është rritur, aq sa oferta ka edhe nga Indonezia. E përditshmja sportive torineze "Tuttosport" ka bërë një llogari të vlerës së kuotave të klubit, por pa qendrën stërvitore.

Kështu, stema e klubit dhe vlera e lojtarëve shkon në kuotën e 370 milionë eurove. Indoneziani Erik Thohir është njeriu që interesohet për të blerë aksionet e klubit zikaltër. Qëllimi i tij është që të ketë maxhorancën e këtyre aksioneve, mirëpo një synim i tillë bie ndesh me dëshirat e Massimo Morattit.

Presidenti aktual nuk ka ndërmend që të humbasë funksionet që ka në klub. Ai është i gatshëm të shesë deri në 23% të aksioneve.

Përveç indonezianit, oferta për klubin milanez ka pasur edhe nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Rusia. /albeu.com/



Shtuar më 11/05/2013, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori