Llogaritja sipas modelit francez: Ja verdiktet e Serie A, Milani jashtë Europës, Juve fiton titullin
Franca ka vendosur ta mbyllë këtu sezonin futbollistik prej pandemisë së “Coronavirus”, teksa federata e futbollit të këtij vendi ka hartuar klasifikimin përfundimtar të Ligue 1, duke përdorur kriterin e pikëve mesatare të secilit ekip. Me të njëjtin model të përllogaritjes, Seria A do të kishte shumë pak ndryshime, në krahasim me renditjen aktuale.

Juventusi, në fakt do të ishte kampioni i ri italian, falë një pike më shumë se Lazio, për të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura. Interi dhe Atalanta, gjithashtu, do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma dhe Napoli do të konfirmoheshin në “Europa League”, shkruan telesport.

Ndryshimi kryesor në vend të kësaj ka të bëjë me Milanin, i cili do të rrëshqasë nga vendi i shtatë në të nëntin, duke mbetur jashtë Kupave të Europës, i parakaluar në klasfikim nga Verona dhe Parma. Torino do të avanconte një pozicion në kurriz të Udinese, ndërsa në radhë, gjithçka tjetër do të mbetej e pandryshuar.

SPAL dhe Brescia do të zbrisnin në Serie B. I njëjti fat edhe për Lecce, e cila, përkundër pikëve mesatare identike me ato të Genoa, ka një golaverazh më të dobët (duke mos u luajtur ndeshja e dytë e drejtpërdrejtë, vlerësohet ky kriter).

Më poshtë është renditja e plotë, me pikët mesatare të secilit ekip të Serie A:

1.Juventusi 2.42 - kampion i Italisë - Liga e Kampionëve
2.Lazio 2.38 - Liga e Kampionëve
3.Inter 2.16 - Liga e Kampionëve
4.Atalanta 1.92 - Liga e Kampionëve
5.Roma 1.73 - Liga e Europës
6.Napoli 1.50 - Liga e Europës
7.Verona 1.40
8.Parma 1.40
9.Milani 1.38
10.Bologna 1.30
11.Sassuolo 1.28
12.Cagliari 1.28
13.Fiorentina 1.15
14.Torino 1.08
15.Udinese 1.07
16.Sampdoria 1.04
17.Genoa 0.96
18.Lecce 0.96 - Serie B
19.Spal 0.69 - Serie B
20.Brescia 0.61 - Serie B
Shtuar më 30/04/2020, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori