Llorente është i Juventus?
Fernando Llorente do të mbërrijë në radhët e Juventusit që në merkaton e dimrit, të paktën kështu shkruan e përditshmja "La Gazzetta dello Sport".

Në një sezon ku nga 31 golat e realizuar deri tani nga bardhezinjtë, 17 prej tyre i ka shënuar mesfusha, po duket gjithmonë e më qartë mangësia e një njeriu gol dhe tek 28-vjeçari bask, Juventusi ka identifikuar sulmuesin e ëndërruar.

Pasi tratativat në verë nuk u konkretizuan përballë refuzimit kategorik të Athletic Bilbaos, klubi spanjoll duket se është ndërgjegjësuar për mungesën e vullnetit të Llorentes për të rinovuar dhe për të mos ta humbur sezonin e arshshëm me parametra zero, ata mund të jenë të gatshëm ta lëshojnë në janar për vetëm 6-7 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2012, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori