Llorente i këshillon të gjithë: Jo, Reali nuk ka "vdekur"
Fernando Llorente është paraqitur para mediave pas fitores së mbrëmshme të Tottenhamit ndaj Real Madridit me rezultat 3-1 në Wembley.

Sulmuesi spanjoll ka kërkuar qetësi dhe ka bërë thirrje për kujdes pasi sipas tij janë edhe dy ndeshje në grupin H dhe Madridi nuk ka vdekur.”

”Ishte e mrekullueshme. Eshtë për të festuar pasi nuk mund të fitosh ndaj Real Madridit në çdo ditë.”

”E gjithë skuadra jonë ka luajtur mirë, i përgëzoj të gjithë. Kemi lënë gjithçka në fushë dhe kjo e ka bërë Madridin të mos ndihet me komoditet. Duhet të vazhdojmë kështu. Kemi pritur një Madrid më madhështor, një Madrid të netëve të mëdha në Champions League.”

”Janë edhe dy ndeshje për vendin e parë. Real Madridi nuk ka vdekur, jam i sigurt se ata do të luftojnë për vendin e parë pasi është e rëndësishme që në raundin tjetër të shmangen disa skuadra të rrezikshme.” /albeu.com/

Shtuar më 04/11/2017, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori