Llorente në planet e Juventus
Mund të jetë Fernando Llorente "top player" që mund të forcojë Juventusin, gjatë sezonit të ardhshëm. Sulmuesi i ka bërë të ditur drejtuesve të Athletic Bilbaos se dëshiron të largohet nga ekipi.

Lajmin e një transferimi të mundshëm e ka publikuar e përditshmja spanjolle "As", sipas së cilës bardhezinjtë prej kohësh tregojnë interes për futbollistin dhe për të janë gati të paguajnë 20 milionë euro.

Tani gjithçka mbetet në duart e ekipit bask por nuk duhet të harrojmë që për bomberin spanjoll interesohet edhe Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2012, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori