Dy vitet e kaluara me
fanellën e Juventusit do të mbeten gjithmonë në kujtesën e Fernando Llorentes, andaj spanjolli nuk do të festojë në “Juventus Stadium”
nëse i shënon gol "Zonjës së Vjetër".
Juventusi dhe Tottenhami do të përballen në Torino të martën në kuadër të 1/16 të Champions League, sfida e kthimit zhvillohet pas tri javësh.
“Ishin dy vite të mrekullueshme, e kam veshur
fanellën e ekipit më të mirë në Itali”, u shpreh Llorente.
“
Juventusi është ende në zemrën time, kam ende kujtime që më lidhin me atë qytet. Tifozë të
Juves, do të jem tani me një tjetër
fanellën, por ju dua dhe mezi pres të ju shoh përsëri”.
“Nuk do të festoj
nëse shënoj gol për shkak të respektit që kam. Mendoj se ndeshja është 50-50”, shtoi mes tjerash sulmuesi spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018,
ora 17:45