Llullaku interviston Alijin, pasi ky i fundit shkruajti histori me klubin e tij (VIDEO)
Pëlqej
Mbrojtësi nga Kumanova Naser Aliji është bërë lojtari i parë i Virtus Entella që thërritet në një Kombëtare të parë, me Llullakun që ka përfituar për ti bërë një intervistë mjaft simpatike për faqen zyrtare të klubit.

“Për të gjithë shqiptarët është një ëndërr të luajnë me kombëtaren kuqezi. Për ne shqiptarët nuk ka gjë më të mirë se kaq”.

Përkthimi nga italisht vjen rigorozisht nga Llullaku, me pyetjen e radhës që ka të bëjë me përshtatjen e Alijit në skuadrën italiane.

“Ndihem shumë i lumtur, sepse më kanë pritur të gjithë mirë. Kam pak probleme me gjuhën italiane, ndaj edhe komunikoj në anglisht. Por, po e mësoj gjuhën çdo ditë e më mirë. Edhe ti (i drejtohet Llullakut) po më ndihmon shumë për këtë pjesë. Jam shumë i lumtur këtu”.

Këtë të enjte Virtus Entella përballet me Palermon, për Alijin ka vetëm një objektiv.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse na duhen pikët. Jemi në formë të mirë dhe besoj se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”.

Bravo Aliji, por ndoshta akoma më shumë Llullaku për elokuencën në pyetje dhe përkthimin korrekt, kur të varë këpucët në gozhdë, profesioni i gazetarit është më shumë se një opsion. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori