Llullaku jep asist vendimatr për skuadrën e tij
Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku, vazhdon të konfirmojë formën e mirë që po kalon tek Astra në Rumani.

Ditën e sotme, në çerekfinalen e Kupës ndaj Kalarasit, shqiptari dha një asist mjaft të bukur, që në minutën e pestë të sfidës.

Ishte Llullaku, që në një depërtim në zonën e kundërshtarit në minutën e 5-të, kërkoi topin, dhe pasi u shërbye, u tregua mëse altruist, duke shërbyer sulmuesin tjetër, Vahid Hambo, i cili përballë portës së boshatisur nuk fali.

Vetëm dy minuta më pas, Hambo shënoi sërish, dhe ekipi i Llullakut hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori