Llullaku nënshkroi me Astanën, por merr një lajm shokues nga ish-ekipi i tij
Pëlqej
Azdren Llullaku nënshkroi një kontratë me Astanan në Kazakistan, por ai nuk mund të jetë i gatshëm për ekipin e ri. Ndryshimi drastik i situatës ka të bëjë me një kërkesë nga ish-skuadra e tij në FIFA.

Gaz Metani ka bërë një ankesë zyrtare në FIFA për largim të parakohshëm të sulmuesit te një skuadër tjetër. Për këtë, Gaz Metan ka kërkuar një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh nga Llullaku.

Mediat rumune kanë ngritur alarmin se shqiptari ka një çështje ende të pazgjidhur me Gaz Metanit. Sipas “Prosport.ro”, ish-skuadra e sulmuesit të Kombëtares ka bërë një kërkesë kundrejt tij për të përfituar 200 mijë euro.

Në lidhje me këtë pagesë, ata e kanë dërguar çështjen e tij në FIFA me pretendimin se Llullaku ka shkelur kontratën në mënyrë të njëanshme dhe se për këtë i duhet të dëmshpërblejë rumunët
Shtuar më 08/01/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori