Azdren Lllullaku është
prezantuar në ekipin e ri, Astanën. Sulmuesi i kombëtares sonë ka disa javë që ka mbyllur kalimin e tij në Kazakistan, por vetëm sot është bërë prezantimi zyrtar nga klubi kampionat i
Kazakistanit.
Me një
video të shkurtër në Youtube, Astana ka
prezantuar sulmuesin, të cilit iu desh të kryente dhe fotot e para në kushte të vështira atmosferike për shkak të dëborës.
Llullaku shkëlqeu me Gaz Metani në pjesën e parë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë në Rumani. Ai do të ketë mundësinë që të luajë në turet paraeliminatore në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 12/01/2017,
ora 15:40