Loja e "pisët" e Ramos, goditi edhe portierin (VIDEO)


Pëlqej
Sergio Ramos ka qënë në qendër të kritikave mbrëmjen e djeshme pas ndërhyrjes së diskutueshme ndaj Mohamed Salah, që u detyrua të linte finalen e Champions League vetëm pas gjysmë ore lojë.

Sipas arbitrit të ndeshjes, kjo ndërhyrje nuk u ndëshkua me karton dhe ishte e rregullt edhe pse Salah pësoi një lëndim sa e detyroj të linte ndeshjen madje mund të humbas edhe Botërorin.

Ramos, shpesh herë ka rënë në qendër të kritikave duke e akuzuar se luan lojë të "pisët" dhe se shkakton shumë "foul".

Së fundmi janë publikuar pamje të reja ku Ramos shihet duke goditur portierin e Liverpoolit, Loris Karius, me bërryl, të cilat nuk janë vërejtur nga gjyqtari gjatë ndeshjes. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori