Lojtarët e Bayern, "boshti" i Gjermanisë
Kombëtarja gjermane shihet si favorite e Kampionatit Evropian 2012. Ata vazhdojnë të qëndrojnë pa trofe ndërkombëtar që prej triumfit të vitit 1996. Ndërkohë “pancerat” po zhvillojnë rregullisht seancat stërvitore në Francën Jugore dhe ditën e shtunë do zhvillojnë një miqësore në Bazel kundër Zvicrës.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, ka nxjerrë në pah rezultate tepër pozitive nga 19 lojtarët e grumbulluar, pasi tetë lojtarët e Bajyern Munchn nuk i janë bashkuar ende kombëtares.

Gjatë një interviste për "sport.de", Loew flet mbi ambiciet në "EURO 2012", u thur elozhe bavarezëve, edhe pse e humbën finalen e Champions-it, si dhe konfirmon Klosen si pykë të sulmit kundër Zvicrës.

- loew, a keni kontaktuar me lojtarët e Bayern Munchen? Mendoni se do jenë më të motivuar për kombëtaren?

"U kam telefonuar të gjithëve. Shvajnshtaiger ka qenë disi më i tronditur, por më premtoi se do e justifikojë me ne dhe është gati të hedhë hapin më të rëndësishëm në karrierë. Të gjithë lojtarët e Bayern ndihen të lumtur për përfaqësuesen. Jeta vazhdon dhe për mua Bayern është "boshti" i Gjermanisë. Ata luajnë rol tepër të rëndësishëm në kombëtare dhe një pjesë e tyre janë protagonistët kryesorë te ne", u shpreh tekniku i Kombëtares gjermane, Joachim Loew para miqësores me Zvicrën. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori